SHBA: Priten kritika për Iranin, por jo tërheqje nga marrëveshja – Lajmi.net
SHBA: Priten kritika për Iranin, por jo tërheqje nga marrëveshja
Autori: Lajmi.net BotaLajme 8:26, 13 October 2017
Presidenti amerikan, Donald Trump, në fjalimin e sotëm shumë të pritur, do të kërkojë masa për ta goditur atë që ai e sheh si agresion të Iranit në Lindjen e Mesme, por nuk do të propozoj tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga marrëveshja atomike me Iranin, u kanë thënë zyrtarët mediave.

Zyrtarët, që kanë folur në kushte anonimiteti, thanë se Trump do të vlerësojë se marrëveshja bërthamore e vitit 2015 nuk është në interes kombëtar të Shteteve të Bashkuara dhe se Teherani e dhunon “frymën” e marrëveshjes, duke vazhduar me zhvillimin e raketave balistike dhe duke nxitur konflikte rajonale.

Por, ai nuk do të shpall se Irani teknikisht po e shkel marrëveshjen për obligimet e tij për kufizim të aktiviteteve atomike në këmbim për lehtësim të sanksioneve dhe rrjedhimisht, presidenti Trump nuk do të bjë thirrje për imponim të sërishtëm të sanksioneve të ndërlidhura atomike, kanë thënë zyrtarët.

Marrëveshja atomike ndërmjet Iranit dhe gjashtë fuqive botërore, Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca, Gjermania, Kina dhe Rusia, ka vendosur kufizime për programin atomik iranian në këmbim të zbutjes së sanksioneve ekonomike ndërkombëtare.

Fjalët kyçe: Irani, Marreveshja, SHBA

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bike Rivals
  • Play Urban Basketball
  • Play iStunt 2
  • Play Supercar Showdown