SHBA mbështesin punën e Hahn në Maqedoni

Departamenti amerikan i Shtetit e ka përshëndetur ndërmjetësimin e suksesshme të eurokomesarit për zgjerim Johanes Han për tejkalimin e krizës politike në Maqedoni.

Lajme

06/06/2015 19:32

Zëdhënësja Meri Harfi ka deklaroi se zëvendës/sekretari amerikan i shtetit, Antony Bliknen, përshëndet qëndrimin e liderëve të partive në pushtet dhe opozitë të cilët e riafirmuan përkushtimin e tyre në parimet euroatlantike, ndëretnike dhe marrëdhëniet ndër-fqinjësore, në pritjen e zgjedhjeve të parakohshme në Maqedoni, në fund të prillit të vitit të ardhshëm.

“Zëvendëssekretari theksoi se rruga për të ecur para Maqedonia nuk do të jetë e lehtë, por se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, së bashku me partnerët tanë evropianë, do të angazhohen aktivisht që të mbështetet Maqedonia në zgjidhjen e këtyre sfidave dhe përmbushjen e qëllimit për integrimin euroatlantik”, shprehet zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit Meri Harfi.

Zëdhënësja Harfi këto komente i bëri duke informuar për takimin e eurokomesarit Johanes Han me zëvendës¬sekretin shtetëror amerikan Entoni Bliknen në Washington./RTM/