“SHBA dhe Japonia përbëjnë një të tretën e ekonomisë botërore”

Zëvendëspresidenti i Amerikës, Mike Pence ka falënderuar kompanitë japoneze për kontributin e tyre për zhvillimin ekonomik të SHBA-së.

Bota

23/04/2017 23:31

“Tregtia jonë është një faktor i rëndësishëm për sukses. Partneriteti ekonomik mes SHBA-së dhe Japonisë do të vazhdojë të rritet dhe lulëzojë”, ka thënë Pence raporton Afp.

Në një fjalim drejtuar biznesmenëve japonezë dhe amerikanë në Tokio, ai tha se SHBA është mirënjohëse për investimet japoneze në SHBA, transmeton lajmi.net

Pence ka vlerësuar kontributin e kompanisë japoneze Toyota dhe kompanive tjera për zhvillimin ekonomik të Amerikës.

“Biznesi juaj krijon dhe nxit vende pune në SHBA”, ka theksuar Pence. /Lajmi.net/