Shaqiri lyp nuse

Ylli kosovar Xherdan Shaqiri ka bërë të ditur se është në kërkim të një nuseje, që preferon të jetë shqiptare.

Sport

28/03/2015 14:48

Xherdan Shaqiri është duke ndërtuar një karrierë të ndritur si futbollist.

Por, atij i mungon diçka. Ai kërkon një nuse dhe preferon që ajo të jetë shqiptare.

“Do të më pëlqente që si bashkëshorte të merrja një shqiptare. Kjo është një dëshirë e imja dhe e familjes sime. Dua ti shkoj deri në fund traditës së vendit tim. Plus që femrat shqiptare janë shumë të bukura dhe inteligjente, pse jo”, deklaroi Shaqiri për “Bluetooth”.

“Do të preferoja që ta njihja vetë atë që një ditë do të jetë bashkëshortja ime e ardhshme. Duhet të kesh atë impaktin e parë me personin e zemrës. Ndaj mendoj që nusen do ta marr me dashuri dhe jo me shkuesi”, u shpreh ai.