Shaolin Gang publikojnë këngën e re ‘Jus Like Dat’

Dyshja e famshme e estradës Shaolin Gang kanë publikuar projektin e ri muzikor.

ShowBiz

21/09/2018 18:59

“Jus like dat”, titullohet kënga e reperëve Blunt dhe Real 1 të cilën e kanë sjell edhe me videoklip, shkruan lajmi net.

Si në çdo projekt tjetër edhe në klipin e ri, reperët vijnë me skena eksplicite dhe me vajza të zhveshura.

Tekstin e këngës e kanë shkruar vetë Shaolin Gang kurse për Mix dhe Master është përkujdesur kompozitori i njohur, Florent Boshnjaku.

Pritet që projekti të ketë suksesin e dëshiruar nga publiku dhe fansat e dyshes. /Lajmi.net/

YouTube player