Serbia kërkon dëshmi nga doktori nigerian lidhur me pretendimet për trafikim organesh në Kosovë

Gjykata e Serbisë për krime të luftës i ka dërguar sot një kërkesë organeve të drejtësisë në Nigeri për intervistë të doktorit Philip Njemanze, mjeku i cili kishte deklaruar se zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, së bashku me Rochas Okorocha, kanë bërë trafikim të organeve të serbëve në Kosovë.

Lajme

11/02/2016 14:30

Siç raportojnë mediat serbe, kërkesa i është dërguar në përputhje me ligjin për ndihmë juridike, përmes Ministrisë së Drejtësisë së Serbisë, transmeton lajmi.net.

Në këtë mënyrë, siç thuhet në njoftimin e kësaj gjykate, ka filluar procesi i cili do t’i mundësojë këtij personi të dëshmojë për trafikimin e mundshëm të organeve në Kosovë dhe veri të Shqipërisë.

Deri më tani, kjo gjykatë serbe ka dëgjuar rreth 160 të ashtuquajtur dëshmitar.

Në bashkëpunim me grupin special të hetimeve në EULEX, në mbështetje të institucioneve të Serbisë, deri tani janë dëgjuar më shumë se 200 dëshmitar në Serbi.

Akuza për trafikim të organeve në kohën e luftës, vije pas raportimit të ish-deputetit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Dick Marty, i cili kishte paraqitur disa dokumente për këtë çështje. /lajmi.net