Serbia frikësohet nga zgjedhja e Ramush Haradinajt si kryeministër

Zgjedhja e Ramush Haradinajt si kryeministër do të sillte shqetësime dhe do të mund ta bënte situatën edhe më të vështirë dhe komplekse, ka thënë ministri i brendshëm i Serbisë Nebojsha Stefanoviq.

Lajme

28/05/2017 20:07

Sipas tij ky zhvillim do të bënte që serbët të ndjehen edhe më të pasigurt.

“Si mund të besoni se dikush ka qëllime të mira, kur Haradinaj morri pjesë në krimet e luftës, dhe ka marrë pjesë në vrasjen e njerëzve”, ka thënë Stefanoviq, transmeton lajmi.net

“Serbia ende nuk e di se si do të rrjedhë dialogu nëse Haradinaj do të zgjidhej kryeministër. Kjo pyetje është e vështirë për momentin”, tha ministri i brendshëm.

Stefanoviq foli edhe për Shqipërinë e Madhe ku ka thënë se këto retorika janë më shumë parazgjedhore.

“Unë besoj se kjo është retorikë parazgjedhore. Kur kjo thuhet nga Haradinaj, Thaçi apo Rama, është vëetëm diçka politike”, shtoi Stefanoviq.

Ministri i brendshëm i Serbisë foli edhe për luftën kundër terrorizmit, ku tha se Ballkani është duke punuar që radikalizmi të mos ketë vend në këtë zonë. /Lajmi.net/