Serbia frikë nga vizita e Ramës, me helikopter kundër dronëve

Droni që u lëshua në stadiumin “Partizan” gjatë ndeshjes Serbi – Shqipëri, ka shtyrë këtë shtet që të krijoj një njësi speciale për këtë punë.

Lajme

14/12/2014 22:09

Për herë të parë, Serbia do të ketë edhe njësinë speciale të saj Antidron, dhe kjo po bëhet gati për samitin “Kinë – Ballkan”, që do të mbahet me 16 dhjetor në Beograd.

Gjatë kohës sa do të mbahet samiti, një helikopter i policisë serbe do të qëndrojë në gatishmëri për të monitoruar hapësirën ajrore.

Sipas, portalit “Kurir”, Beogradi ka kohë që ka nisur përgatitjet për masat e sigurisë, të cilat do të jenë nga më të rreptat që janë ndërmarrë ndonjëherë.

Në këtë samit, do të marrë pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Sipas këtij portali, të hënën, një ditë para nisjes së samitit të Beogradit, njësia do të kryejë “provën gjenerale”.