Serbia ekstradon Velko Mariqin në Kroaci

Velko Mariq i cili në Serbi është dënuar me 12 vjet burgim për krime lufte, është ekstraduar në Kroaci, transmetojnë mediat kroate.

Lajme

02/06/2015 22:22

Ministri kroat i drejtësisë Orsat Mileniq, ka konfirmuar lajmin para gazetarëve se Velko Mariq i është dorëzuar policisë kroate dhe është rrugës për në Remetinec.

Gjykata e Apelit në Beograd ka miratuar kërkesën për ekstradimin e Mariqit në Kroaci, ku të njëjtën gjë e ka konfirmuar edhe avokati i tij Gjorgje Dozet.

“Nuk mund të konfirmojë datën, por më duhet të pranoi se Gjykata e Apelit në Beograd ka lëshuar një vendim në të cilin miraton ekstradimin në Kroaci”, ka shtuar Dozet.

Mariq një shtetas kroat i cili që pesë vite vuan dënimin në Serbi, së fundmi pati deklaruar për të përditshmen “Vecerenji List” se dëshiron ti miratohet kërkesa për vuajtjen e dënimit në Kroaci.