Serbia dëshiron përjashtimin e Kosovës nga negociatat, kërkon bisedime me Tiranën

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, duke folur për Kosovën gjatë ditës së sotme, ka thënë që procesi i ndalimit të krijimit të “Shqipërisë së Madhe” duhet të fillojë në Kosovë.

Lajme

06/02/2018 14:36

“Serbia nuk mund të lejojë që brenda kufijve të saj, të krijohet “Shqipëria e Madhe” , ne nuk mund t’i lëmë të tjerët të vendosin kufinjtë”, tha Vulin në një tryezë të rrumbullakët ku u bisedua për dialogun e brendshëm për Kosovën.

Vulin citohet ta ketë pranuar që nuk është duke u kërkuar një zgjidhje me Kosovën, sipas tij, negociatat duhen të bëhen me Tiranën për zgjidhjen e problemit shqiptaro-serb, jo me Prishtinën, transmeton lajmi.net.

“Faktori shqiptar në Ballkan nuk është një faktor i zakonshëm, është një faktor i bashkuar dhe me ide e drejtime të qarta, dhe nuk mund të imagjinohet fakti që komuniteti shqiptar mund të vepronte ndryshe kudo që atë jeton në Ballkan”, përfundoi Vulin. /Lajmi.net/