Serbi: Diskutohet për kushtetutshmërinë e Marrëveshjes së Brukselit

Në Serbi, pozita dhe opozita janë duke diskutuar nëse Marrëveshja e Brukselit, duhet apo jo të dërgohet në kushtetuese. Përderisa opozita këmbëngul që kjo marrëveshje është jo kushtetuese, koalicioni në pushtet janë deklaruar se ky nuk është akt juridik, por politik. 

Lajme

24/06/2014 15:19

Ministri Drejtësisë së Serbisë, Nikola Selakoviq, ka thënë se Gjykata Kushtetuese nuk është organi përgjegjës për të vlerësuar kushtetueshmërinë e Marrëveshjes se Brukeslit, pasi që, sipas tij, bëhet fjalë për një akt politik dhe jo juridik.

Kjo ishte përgjigja e Selakoviqit ndaj kërkesës së Partisë Demokratike të Serbisë, të cilët kërkuan që Marrëveshja e 19 prillit të vitit të kaluar të arritur në mes të Kosovë dhe Serbisë, të dërgohen në Gjykatën Kushtetuese të Serbisë.

“Gjykata Kushtetuese nuk është e thirrur që të vlerësojë akte politike, pasi që me këtë, do t’ia merr rolin Qeverisë së Serbisë për përcaktimin e politikave”. 

Këto komente ministri serb i drejtësisë i bëri gjatë një seance publike të mbajtur në kushtetuesen serbe, ku po marrin pjesë edhe përfaqësues të qeverisë serbe si dhe ekspert ligjor.

Selakoviq ka vlerësuar se konteksti politik është i tillë që, sipas tij, “autonomia substanciale të Kosovës dhe Metohisë” duhet të përcaktohet në negociata me Prishtinën përpara se të bëhet një ligj më adekuat kushtetues.