Serbi dhe kroati kapen duke futur 10 kosovarë ilegalisht në Gjermani

Dy persona, njëri me shtetësi kroate e tjetri serbe, kanë dështuar t’ia kalojnë ilegalisht kufirin Austri-Gjermani 10 kosovarëve, pasi që janë kapur nga policia gjermane. 

Lajme

20/09/2014 10:57

Policia austriake ka kapur dy persona të dyshuar si kontrabandistë të cilët kanë dashur t`i futnin ilegalisht në Gjermani 10 shtetas kosovarë, në mesin e të cilëve kishte edhe fëmijë.

Këta persona u kanë “rënë në rrjetë” policëve pasditen e të enjtes, kur ata po e bënin kontrollimin e automjeteve në një rrethrrotullim pak para kufirit me Gjermaninë.

Dhjetë kosovarë, nga mosha 1 deri në 34 vjeçare ishin futur në një kombibus. Ndërsa dy personat që po provonin t`i fusnin ilegalisht ata në Gjermani përmes Austrisë, ishin një kroat 35 dhe një serb 31 vjeçar, që jetojnë në Gjermani.

Pas pagesës së një depozite të sigurisë, të dy trafikantët janë lejuar të udhëtojnë më tutje drejt Gjermanisë, shkruan nachrichten.at. Ndërsa të dhjetë kosovarët kanë mbetur në Austri ku tashmë kanë bërë kërkesat për azil./albinfo.ch/