Serbët në veri i gëzohen mosanëtarësimit në UNESCO

Kryetarët e komunave veriore të Kosovës, Goran Rakiq (Mitrovicë e veriut), Dragan Jabllanoviq (Leposaviq), Vuçina Jankoviq (Zveçan) dhe Stevan Vulloviq (Zubin Potok). si dhe kryesuesit e kuvendeve të komunave veriore e kanë përshëndetur vendimin e Asamblesë së Përgjithshme të UNESCO-s që të mos lejojë hyrjen e Kosovës në këtë organizatë.

Lajme

10/11/2015 08:20

“Falënderojmë përpjekjet maksimale të Qeverisë së Serbisë, si dhe të gjitha vendeve anëtare të UNESCO-s, që kanë votuar kundër, por edhe atyre që kanë abstenuar. Përfundimisht me këtë akt është dëshmuar se pas shumë akteve të ndryshme që janë bërë në Kosovë, rrënimi dhe djegia e kishave dhe e manastireve, shkatërrimi dhe rrënimi i varrezave, të atillëve (kosovarëve) nuk u takon vendi në këtë organizatë, e cila ka për qëllim t’i kontribuojë paqes dhe sigurisë përmes metodave universale të vendosjes së drejtësisë, ligjit dhe të drejtave elementare dhe lirive të njeriut”, thuhet mes tjerash në një komunikatë të kryetarëve të komunave veriore, dërguar medieve serbe në veri të Mitrovicës. /Zëri/