Serbët me këngë për Kosovën kundër Gay Paradës në Beograd (Video)

Kryeqyteti serb, Beogradi sot ishte në rrethim të hekurt nga policia shkaku sigurimit të Gay Paradës nga elementët ekstremistë në këtë vend. 

Lajme

28/09/2014 22:04

Gay Parada e cila kaloi me incidente të vogla, ka nxitur edhe një protestë tjetër, të organizuar nga elementë ekstremistë. 

Qindra sosh kanë protestuar duke kënduar këngë nacionaliste dhe fetare serbe, duke përfshirë edhe atë “Oj Kosovo, Kosovo”. 

Ata u mblodhën para Tempullit të Shën Savës në Beograd për të marrë pjesë në liturgjinë që u mbajt pas përfundimit të “Paradës së Krenarisë”. (lajmi.net)