Serbët kundërshtojnë Avni Arifin – thonë se s’ka vazhdim të dialogut në shkurt

Ekipi negociator i Serbisë ka mohuar se do të ketë vazhdim të dialogut me palën kosovare në Bruksel, ashtu siç tha  kreu i delegacionit kosovar në bisedimet me Serbinë, Avni Arifi, njofton Klan Kosova.

Lajme

03/02/2018 17:51

 

Sipas artikullit të agjencisë së lajmeve Tanjug, ekipi negociator i Serbisë kanë bërë të ditur sot se janë të pavërteta pohimet e Arifit për mundësinë e vazhdimit të dialogut në fund të shkurtit.

Në fakt, Arifi më herët gjatë ditës, deklaroi për portalin Telegrafi se “datë të saktë nuk ka mirëpo shpresoj që në fund të muajit shkurt do të rifillojë dialogu Kosovë-Serbi”.