Serbët ankohen se boshnjakët “përkrahës të IS-it”, po ua blejnë pronat

Serbët e një rajoni në Bosnje dhe Hercegovinë, ankohen se boshnjakët po i blejnë shtëpitë e tyre, duke e kthyer këtë hapësirë në vendbanim boshnjak.

Lajme

03/06/2015 13:38

Disa prej tyre, shkojnë edhe më larg, duke thënë se boshnjakët e interesuar për t’i blerë këto prona, janë pjesëtarë të sektit Salafi dhe përkrahës të Shtetit Islamik (IS).

Mirëpo, këtë nuk e pranojnë boshnjakët lokalë. Ata thonë se nuk janë pjesë e asnjë sekti, por janë thjeshtë boshnjakë myslimanë.

Edhe ata pak njerëz që kanë shprehur vullnetin të kthehen në fshatin Oshve të Magllaja në Bosnje dhe Hercegovinë, po ankohen se për shitjen e pasurive të tyre, shkaktarët kryesorë janë komuniteti mysliman i sektit Salafist.

Në këtë fshat të largët, para luftës në Bosnje dhe Hercegovinë kanë jetuar rreth 140 familje serbe. Deri më sot në shtëpinë e tyre janë kthyer vetëm disa persona. Të gjithë banorët e fshatit thonë se nuk ka tensione etnike. Ndërkaq, komuniteti Salafist po mohon raportimet e disa medieve se kinse në një shtëpi është vendosur flamuri i të ashtuquajturit Shteti Islamik.

Boshnjakët e rajonit Magllaja në BeH

Në fshatin Oshve i cili është dhjetëra kilometra larg nga Magllaj, mund të udhëtohet nëpër rrugën e shtruar me zhavorr që shtrihet përmes pyjeve. Përgjatë rrugës janë vendosura disa tabela të improvizuara, të cilat udhëtojnë njerëzit se janë afër këtij fshati të lënë anash.

Në hyrje të fshatit Oshve gjenden shtëpitë e shkatërruara, në të cilat para luftës së Bosnjës kanë jetuar njerëz të nacionalitetit serb.

Në një shkrim të Radios Evropa e Lire, thuhet se në Oshve është vetëm njëri prej vendeve në Bosnje ku jetojnë boshnjakët mysliman të këtij sekti. Boshnjakët vendor, në asnjë mënyrë nuk pranojnë të quhen me këtë emër, pasi ata veten konsiderojnë boshnjak përkatësisht mysliman. Në mesin e tyre është edhe Enver Spahiq, i cili para luftës kishte jetuar për 40 vjetë në Përnjavor, transmeton lajmi.net.

Boshnjakët e rajonit Magllaja në BeH

“Kam ardhur nga Kanadaja. Kohë më parë kam pësuar një aksident të rëndë trafiku, me ç’rast kam humbur gruan e parë. Prej atij momenti kam vendosur të shpërngulem këtu dhe të vazhdojë jetën në qetësi”, ka shtuar Spahiq i cili tashmë e tre vjetë jeton në Oshve.

Shtëpinë dhe tokën, Spahiq thotë se e ka blerë nga një pronar i nacionalitetit serb. Ai tani jeton më gruan e tij të dytë e cila e ka plotësisht të mbuluar fytyrën me ferexhe.