Sëmundja misterioze u merr jetën 34 personave

Të paktën 34 persona, pjesa më e madhe fëmijë, kanë vdekur gjatë korrikut për shkak të një sëmundjeje të panjohur në veriperëndim të Birmanisë. Lajmin e kanë bërë të ditur autoritetet vendase, të cilat thanë se numri i viktimave është dyfishuar në krahasim me pak ditë më parë.

Lifestyle

05/08/2016 23:57

Sipas faqes informative “Zëri Demokratik i Burmës”, sëmundja ngjitëse paraqet simptoma si skuqje e lëkurës, kollë, diarre dhe të vjella me gjak.

Numri më i madh i viktimave është regjistruar në fshatrat e provincës autonome Naga, në kufi me Indinë. Nga 18 viktimat e regjistruara atje, 13 janë fëmijë nën moshën 12 vjeç.

Autoritetet vendase thonë se po presin analizat e kampioneve të gjakut që u është marrë të prekurve.

Zona në fjalë është një nga më të pazhvilluarat në Birmani, me infrastrukturë pothuajse inekzistente dhe prezencë të vogël të spitaleve.