Selimi: Vitin e ardhshëm fillojnë investimet e grantit amerikan

Ish-zëvendësministri i Jashtëm i Kosovës në dy mandate, tani koordinator nacional i fondit amerikan të Sfidave të Mijëvjeçarit, Petrit Selimi, ka treguar për destinimin e grantit prej gati 50 milionë dollarësh dedikuar Kosovës nga kjo agjenci federale amerikane.

Lajme

20/09/2017 23:09

Ai ka thënë për “Epoka e re” se nga viti i ardhshëm do të fillojnë investimet konkrete të grantit amerikan, që sjellin edhe vende të reja të punës.

Selimi ka bërë të ditur se do të investohet veçanërisht në efiçiencë energjetike dhe transparencë të institucioneve.

Ai ka thënë se Kosova është meritore që ka arritur të sigurojë një nga grantet më të mëdha që nga shpallja e pavarësisë.