Selimi: Vetëvendosje përkrah projektligjet për FSK-në

Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, ka thënë se subjekti i tij përkrah parimisht projektligjet për FSK-në.

Lajme

18/10/2018 12:04

Megjithatë, ka thënë ai, e duhura do të ishte që në kuvend të vendosen projektligjet për formimin e Forcave të Armatosura të Kosovës.

Selimi ka shtuar se Vetëvendosja ka përkrahur gjithmonë ligjet për avansimin e rolit të FSK-së.

Deputeti Selimi ka thënë po ashtu se askush nuk duhet të shikojë për kundërshtarë të Ushtrisë në Kuvendin e Kosovës./Lajmi.net/