Selimi: Qeveria e Rashkës, duhet të shkojë

Lidhur me akuzat e Bajram Gecajt nga LDK-ja i cili ka thënë se bazuar në përceptimin nga situata e krijuar, veturat që po digjen janë akte të kryera nga Lëvizja Vetëvendosje, Rexhep Selimi tha se partia e tij është distancuar ndaj këtyre rasteve.

Lajme

24/02/2016 18:21

“Ky vendim është marrë edhe në Rashkë kur është vendosur që Lista Serbe të jetë pjesë e kolaicionit”, tha Selimi, transmeton lajmi.net.

Ai tha se opozita do të shtojë masat dhe mënyrat,  por kursin nuk do ta ndërroë.

“Do të jemi brenda e jashtë Kuvendit të Kosovës”.

Selimi deklaroi se qytetarët kanë dalë në protestë që ta kthejnë prapa qeverinë e Rashkës.

“Ne po shkojmë drejt pranverës dhe moti do të shkojë duke u ngrohur. Pra nuk është problem i ftohti. Ajo që do të duhej të ndodhte do të ishte numërimi i ditëve të kësaj qeverie, e jo ditëve të protestës”.

Selimi u shpreh se ky koalicion ka humbur legjitimitetin e legalitetin, sidomos pas vendimit të Gjykatës Kushtetuerse.

“Prandaj cfarëdo vendimi që mund të marrin ata (pozita), ne do të vazhdojmë t’i konsiderojmë jolegale e jolegjitime”.

Lidhur me akuzat e Bajram Gecajt nga LDK-ja i cili ka thënë se bazuar në përceptimin nga situata e krijuar, veturat që po digjen janë akte të kryera nga Lëvizja Vetëvendosje, Selimi tha se partia e tij është distancuar ndaj këtyre rasteve.

“Nëse kjo është cështje për tu përceptuar, atëherë ne kemi mundësi të themi se ata po i djegin vet veturat, për tërheqje të vëmendjes”./lajmi.net