Selimi: LDK i ka dërguar mësimdhënësit në grevë

Zëvendësministri për Punë të Jashtme, Petrit Selimi ka komentuar reagimin e LDK-së, për darkën që një ditë më parë kishte shtruar kryeministri Thaçi për mësimdhënësit prizrenas.

Lajme

27/05/2014 23:58

Sipas LDK-së, mësimdhënësit ishin çuar me zor atje. Duke komentuar këtë, Selimi, i cili është pjesë e shtabit elektoral të PDK-së, ka shkruar se LDK-ja ka dëshmuar se si sillet me mësimdhënësit.

Ai, në një postim në Twitter, ka shkruar se \”Me zor dërgohen njerëzit në kamp përqendrimi, e jo në darkë\”.

\”Plus qaq muhabet i mirë paska qenë me mësues sa edhe në deti kanë lyp mi çu. A fakt mbetet që mësueset e çerdheve me rroga të Komunës nuk kanë përjetuar ndonjë rritje pagash nga LDK e prandaj ende janë në shtrajk (grevë)\”, ka shkruar ai në Twitter.

Një ditë më parë, PDK kishte shtruar darkë për 1,100 mësues të komunës së Prizrenit.