Selimi: E presim PAN-in sa të jetë nevoja, veç le të marrin pjesë në seancë

Deputeti i Vv'së, Rexhep Selimi edhe një herë ju ka bërë thirrje koalicionif PAN që të marrë pjesë në seancën e ardhshme konstituive. 

Lajme

14/08/2017 12:14

Thotë se Kuvendi është për debat andaj si i tillë PAN duhet të marrë pjesë.

Ai  thotë se PAN duhet të merr pjesë në seancë sepse herët a vonë do të ballafaqohen me këtë fakt.
“As tavolinat e tjera as kafenetë nuk e zëvendësojnë Kuvendin. Do të doja që këtë debat ta bëja me ta këtu në kuvend” ka thënë Selimi.

Thotë se VV e LAA do ta presin PAN sa të jetë nevoja.
“Po të jetë nevoja i presim sot, nesër sepse një ditë do të ballafaqehoen me neve. Nuk do të doja që kushdo ta bënte qeverinë, që të ishte në kushtet e faktorëve antishtetëror”.

Ai edhe një herë i ka bërë thirrje PAN’it që të marrin pjesë në seancë.
“I thërrasim kolegët tanë që ta bëjnë atë që duhet dhe që iu takon”.