Sektori privat shtyllë e zhvillimit ekonomik

Sot në Prishtinë do të mbahet “Konferenca e dhjetë shkencore ndërkombëtare për çështje rajonale të zhvillimit, tendencat dhe sfidat”.

Lajme

20/05/2017 09:13

Kryetari i këshillit organizativ Sherif Bundo, ka theksuar se me kërkimin shkencor po merren një numër i vogël i njerëzve. “Botën dhe shoqërinë e shtynë përpara idetë. Ne këtë konferencë e organizojmë për 10 vite”, ka theksuar Bundo sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë’, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK). Ai ka thënë se vit pas viti ka pasur rritje të cilësisë së punimeve.  Sipas tij vit pas viti ka rritje të cilësisë së punimeve.

Sipas tij kjo konferencë ka veçoritë e saj. Ai ka bërë me dije se ka pasur shumë aplikime. “Sot do të prezantohen 24 punime. Në këtë konferencë do të trajtohen tema për sektorin privat”, ka theksuar ai. Bundo ka thënë se duhet të punohet që të rinjtë të kenë punësim. “Temat në këtë konferencë do të jenë, për bankat, tatimet, turizmin”, ka thënë ai.

Kurse Nazmi Mustafa nga Instituti për Hulumtime Ekonomike “Globus”, ka vlerësuar se kjo konferencë mbahet në një kohë ku flitet shumë për ekonomi. “Nga konferenca do të dalin rekomandimet”, ka theksuar ai. Mustafa ka deklaruar se ekonomia e Kosovës është në krizë.