Sektori i shëndetësisë i rëndësishëm për një zhvillim të qëndrueshëm

Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili ishte pjesëmarrës në tryezën e diskutimit me titull "Reforma shëndetësore" e organizuar nga Këshilli i Investitorëve Evropianë (KIE).

Lajme

11/12/2018 14:36

Qëllimi i këtij takimi ishte hapja e diskutimit mes sektorit privat si dhe atij publik mbi të gjeturat e publikuara në dokumentin Ëhite Book ku trajtohen tema të rëndësishme siç janë fondi i sigurimeve shëndetësore, çmimi referencial dhe buxheti i shëndetësisë, njofton kumtesa, përcjell lajmi.net.

Po ashtu në njoftim thuhet se, Drejtori ekzekutiv i KIE Shpend Balija tha se sektori farmaceutik dhe në përgjithësi sektori shëndetësor janë një komponentë e rëndësishme e ekonomisë vendore. Në këtë kontekst Balija ka falënderuar ministrin Ismajli për iniciativat e ndërmarrura në reformën shëndetësore duke u shprehur se “KIE po krijon një partneritet të shëndosh dhe të fuqishëm me institucionet përkatëse shtetërore për të kontribuar në një zhvillim gjithpërfshirës dhe të qëndrueshëm, dhe në këtë kontekst sistemi shëndetësorë është një pikë mjaftë e rëndësishme në ekonominë vendore”.

Ndërsa Ministri i Shëndetësisë Uran Ismajli ka falënderuar drejtorin Balija për organizimin e këtij eventi si dhe ka potencuar se është duke u punuar me një intensitet të madh për të reformuar sistemin shëndetësorë në Republikën e Kosovës duke konsideruar se janë grumbulluar një numër i madh i problemeve ndër vite.

“Ne shpresojmë që fondi i sigurimeve shëndetësore të bëhet funksional në fund të vitit 2019, edhe pse është një përpjekje ambicioze, por jemi duke punu shumë edhe në fusha tjera sepse me një menaxhim më të mirë dhe më efikas do të arrijmë edhe më shumë suksese” ka thënë Ismajli.

Pjesëmarrës në këtë takim ishte edhe Arianit Jakupi në cilësinë e kryetarit të Odës së farmacistëve të Kosovës i cili ka nda disa pikpamje të rëndësishme duke potencuar ndër të tjera se 76% e barnave të importuara vijnë nga vendet e Bashkimit Evropian, 16% nga vendet e rajonit ndërsa më pak se 1% nga vendet Aziatike.

Gjithashtu pjesëmarrës ishin edhe ekspert të ndryshëm të vendit nga sektori i sigurimeve private shëndetësore dhe industria farmaceutike si dhe ekspert ndërkombëtar të sistemit shëndetësor. /Lajmi.net/