Seksi ju bën të shkëlqeni për dy ditë

Dobitë e të bërit seks mund të qëndrojnë për 48 ditë, sipas një studimi të ri.

Lifestyle

21/03/2017 22:19

Hulumtuesit në Universitetin Shtetëror të Floridas gjetën  214 çifte të sapomartuara që ta plotësojnë një ditar ditor për 14 ditë, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.

Ata duhet të tregonin se a kanë bërë seks atë ditë, sa të kënaqur ishin në lidhje, martesë dhe jetë seksuale gjatë atij momenti.

Shumica kishin bërë seks çdo tre ditë, por shkëlqimi pas të bërit seks u kishte zgjatur për dy ditë.

Ata që ndjeheshin më të stimuluar për seks ishin më të lumtur në lidhjet e tyre edhe gjashtë muaj më vonë.

“Ky hulumtim është i rëndësishëm sepse u bashkohet studimeve të tjera që sugjerojnë se seksi funksionon në mbajtjen e çifteve të lidhura mes vete”, tha Andrea Meltzer që e udhëhoqi këtë hulumtim.