Sekreti i përgatitjes së pomfritit perfekt – Lajmi.net
Sekreti i përgatitjes së pomfritit perfekt
Autori: Lajmi.net LifestyleReceta 9:05, 2 September 2018
Adhuruesit e pomfritit e dinë që ai duhet patjetër të ketë saktësisht dozë të caktuar kërcëlluese nga jashtë, si edhe butësi nga brenda.

Pra, e gjitha që ju nevojitet janë patatet dhe vaji i bimëve, transmeton Telegrafi.

Sipas udhëzimeve të Honey Kitchen, patatet fërgohen në dy runde, derisa midis rundeve nevojitet kohë për ftohje.

Më parë pataten duhet prerë në feta të trasha 2 cm para se t’i zhytni në ujë.

Ujin nxeheni derisa të vlojë dhe në të qiteni pataten e papjekur dhe pastaj zvogëloni zjarrin në mënyrë që të vlojë nga pak derisa të zbuten.

Patatet nxirrni dhe kulloni dhe futni në frigorifer të qëndrojnë dy orë derisa të ftohen mirë dhe të thahen.

Nxeheni vajin në fritezë apo në tigan dhe fërgoni patatet në 130 gradë pesë minuta derisa të vëreni që vaji është tharë.

Tani është sërish koha që pomfritin ta vendosni në frigorifer edhe dy orë derisa të ftohet sërish.

Sërish nxeheni vajin, këtë herë në 180 gradë dhe qitni në vaj patatet tetë minuta derisa të marrin nuancën e ngjyrës së artë.

Pomfriti juaj perfekt është më në fund gati dhe tani qitni vetëm edhe kripë para se ta shërbeni.

Ju bëftë mirë!

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO