Sekretari i SHBA-së kërkon heqjen e taksës 100 për qind dhe marrëveshje me Serbinë

Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH), amerikan ka lëshuar një komunikatë për media pas takimit që presidenti i Kosovës ka pasur me Sekretarin e Shtetit amerikan, Mike Pompeo.

Lajme

27/11/2018 08:52

Në këtë komunikatë Pompeo kërkon nga autoritetet kosovare që të shfuqizojnë vendimin për taksën 100 për qind ndaj Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës.

“Ai u bëri thirrje autoriteteve të Kosovës që të shfuqizojnë tarifat e vendosura në importet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina dhe të punojnë me Serbinë për të shmangur provokimet dhe tensionet destabilizuese”, thuhet në komunikatën e Departamentit të Shtetit, transmeton lajmi.net.

Po ashtu, Pompeo ka kërkuar që të shfrytëzohet mundësia e papërsëritshme për marrëveshjen Kosovë-Serbi.

“Sekretari Pompeo inkurajoj Kosovën ta shfrytëzojë këtë mundësi të papërsëritshme për arritjen e marrëveshjes historike dhe gjithëpërfshirëse të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i lehtësuar nga BE-ja”, thuhet në komunikatën e DASH-it.

Më tej, sekretari Pompeo ka theksuar se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është rruga e vetme për të qartësuar të ardhmen perëndimore të të dyja shteteve.

Lexo edhe:

http://lajmi.net/pompeo-thacit-te-shfrytezohet-mundesia-e-paperseritshme-per-marreveshjen-kosove-serbi/

“Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të ndihmojnë dhe mbështesin partitë për të arritur një zgjidhje që është e qëndrueshme, e zbatueshme dhe rrit stabilitetin”, citohet të ketë thënë sekretari Pompeo.

Presidenti Thaçi, sot gjatë ditës pritet të zhvillojë një takim edhe me John Boltonin, Këshilltarin për Siguri Kombëtare të presidentit Trump, si dhe takime të tjera me kongresistë dhe senatorë. /Lajmi.net/