Segmenti i dytë i autostradës ‘Arbën Xhaferi’ lëshohet më 22 dhjetor, i treti në pranverë (Video)
Ndonëse ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, deklaroi se segmenti i dytë i Autostradës “Arbën Xhaferi” do të lëshohet brenda datës 15-20 dhjetor, data është shtyrë.
Lajme
Fatos Mani këshilltar i ministrit, tha se punimet tashmë kanë përfunduar.
Sipas Manit, 22 dhjetori është caktuar data e lëshimit të segmentit të dytë të autostradës nga Babushi deri në Bibaj.
Segmenti i dytë ka një gjatësi 11 km. Sipas Ministrit, segmenti i tretë do të lëshohet në pranverën e vitit të ardhshëm.