Seanca nis me vonesë, Kuvendi shkon në pauzë 20 minutëshe

Me gjysmë ore vonesë sot ka nisur seanca plenare e Kuvendit të Kosovës.

Lajme

01/11/2018 11:05

Mirëpo, në fillim të seancës deputetët e Kuvendit kanë shkuar në pauzë 20 minutëshe, raporton lajmi.net.

Në seancën e sotme janë paraparë të shqyrtohen 22 pika të rendit të ditës.

Po ashtu, në këtë seancë pritet të hidhet në votim rezoluta e propozuar nga LDK-ja për çështjen e dialogut. /Lajmi.net/