Më 30 janar mbahet seanca e parë e Kuvendit për sesionin pranveror

Kuvendi i Kosovës mbanë seancën e parë të sesionit pranveror më 30 janar.

Lajme

18/01/2019 10:03

Kjo është vendosur në mbledhje e parë të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës për 2019, me kryetarët e grupeve parlamentare.

Kryeparlamentari Veseli i ka paralajmëruar deputetët që të përfundojnë të gjitha procedurat nëpër Komisionet Parlamentare për Projektligjin e Buxhetit.

Ai po ashtu ka njoftuar se javën tjetër do të ftohet edhe një seancë e re për datën 31 janar ku do të miratohet buxheti i vitit 2019 dhe statuti i Trepçës. /Lajmi.net/