Seanca e Kuvendit për ajrin vazhdon edhe nesër

Kuvendi i Kosovës ka zhvilluar seancë të jashtëzakonshme lidhur me ndotjen alarmante të ajrit në Prishtinë.

Lajme

31/01/2018 19:32

Deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë konsideruar gjendjen aktuale të cilësisë së ajrit si mjaft shqetësuese jo vetëm në Prishtinë, por edhe në regjione të tjera të Kosovës.

Interesimi i deputetëve për të folur për këtë temë ka qenë i madh, saçe Kuvendni i ka përballur punimet rreth orës 19: 00 pa mundur tw nxjerr ndonje përfundim, për të vazhduar të ënjtën në ora 10:00.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadril Veseli ka kërkuar bashkëpunimin e të gjitha institucioneve përgjegjëse që të ndikojnë në përmirësimin e ajrit në Prishtinë dhe komunat e tjera.

Ai ka kërkuar të krijohet një buxhet i veçantë për përkrahjen e investimeve të qytetarëve dhe bizneseve, me të cilat ulen shpenzimet e jetesës dhe rritet cilësia e shëndetit, duke investuar në izolimin e shtëpive dhe ndërtesave të paizoluara në Kosovë.

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj ka bërë të ditur se Bashkimi Evropian gjatë këtij viti do të ndajë 34 milionë euro për ndërrimin e elektrofiltrave për termocentralin Kosovën B, filtra këta të cilat nuk janë ndërruar që nga viti 1985.

Seanca e Kuvendit të Kosovës do të vazhdojë edhe të enjten kur pritet që deputetët të dalin me rekomandime ose rezolutë, për hapa konkret për të siguruar një zgjidhje afatgjate rreth përmirësimit të cilësisë së ajrit. /Lajmi.net/