Së shpejti hetimet për varrezën e dyshuar masive në oborr të UP-së

Javën e ardhshme do të fillojnë hetimet tek vendi i dyshuar për varrezë masive në oborrin e Universitetit të Prishtinës.

Lajme

01/07/2016 16:55

Kështu ka bërë të ditur sot kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur Prenk Gjetaj  në një konferencë për media, sipas të cilit këto informata se aty mund të ketë varrezë kanë qarkulluar që nga paslufta

“Këto informacione kanë qarkulluar që nga paslufta…Unë para disa viteve kam pasur informacione të shkapërderdhura,  por jo të përcaktuara ose të qarta. Megjithatë sipas informatave pas luftës KFOR-i dhe UNMIK-u, atje kanë bërë do hetime por nuk ka pasur. Megjithatë nuk është dashur të bëhet publike para jush para se të vërtetohet….Tani ajo është një çështje që tani do të vërtetohet dhe të vlerësohet .Është siguruar urdhëresa gjyqësore . për shkak të ligjit që e përcakton mandatin e EULEX-it, ka mbet . Tani ligji ka hyrë në fuqi dhe besoj që shumë shpejt do të bëhet vlerësimi…Nëse themi javën e ardhshme…do të hiqen dilemat ka apo nuk ka. “, tha Gjetaj.

Në këtë konferencë Gjetaj bëri të ditur se për dy herë radhazi Serbia ka ndërprerë gërmimet në rastin e Kizhevakut . Arsyetimi i palës serbe, sipas tij është e papranueshme pasi që ata kanë donacione dhe i kanë ndërprerë punën. Në këtë drejtim Gjetaj  tha se kanë kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare që t’u dalin në ndihmë në lidhje me këtë çështje.

“Konkretisht rasti i fundit i Kizhevakut, në fillim sipas informacioneve të tyre është një vend i dyshuar , gjoja se kanë informacion dhe në një hapësire kushtimisht të them të hedhurinës së xehes po mendoj gurë, dhe që kur e kanë pastruar lokacionin kur kanë nxjerrë xehe gjenden trupa ose varreze masive. Kanë  planifikuar pesë javë dhjetë javë është punuar, për shkak të dimrit janë ndërpre , është vazhduar për pranverë dhe tani përsëri janë ndërprerë. Me  arsyetime të tyre të ndryshme jo mungesa e fondeve jo mungesa e parave…Të cilat janë arsye të pa qëndrueshëm nga ana jonë. Prandaj pikërisht në këtë drejtim po e themi një presion më i theksuar i bashkësisë ndërkombëtare për ta detyruar Serbinë është kërkesë e jona dhe e familjarëve.”, tha Gjetaj.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se këtë vit janë shënjuar  katër lokacione me dyshime për varreza masive.