Së shpejti do të mund ta prekni realitetin virtual

Për momentin është vetëm çështje kohe para se çdo pajisje e parë në filmin ‘Star Trek’ të bëhet realitet, dhe falë një shpikjeje të re, teknologjia “Holodeck” (universi imagjinar) do të mund të jetë arritja e radhës.

Auto & Tek

03/12/2014 17:46

Një kompani britanike e quajtur “Ultrahaptics” ka krijuar një metodë për të siguruar reagime ndaj imazheve holografike duke përdorur një teknologji tejzanore.

Fillimisht i zhvilluar në laboratorë kërkimor në Universitetin e Bristolit, sistemi mund të japë reagime të ndryshme ‘haptike’ dhe forma praktikisht të prekshme përmes valëve tejzanor nga pulsimi i reagimeve të valëve tejzanore ose nga ndryshimi i frekuencës së tyre, transmeton Lajmi.net.

Ndryshimi në presion që krijon forma virtuale dhe forca e ndjenjave quhet “presioni akustik i rrezatimit”.

Që truri juaj ta kuptojë më mirë këtë koncept, mendoni rreth ndërfaqes imagjinare në ajër të shfaqur në “Minority Report”, një lloj sistemi i bërë nga kompanitë si Leap Motion, që ju lejon të manipuloni me të dhënat e kompjuterit përmes gjesteve në ajër, transmeton Lajmi.net.

Tani shtoni një cilësi dhe një reagim në këtë ndërfaqe të tillë si ky i “imagjinatës në ajër” dhe do ta kuptoni mundësinë e sistemit të Ultrahaptics.

“Kemi qenë duke punuar në këtë projekt për katër vite”, thotë Tom Carter, CTO i Ultrahaptics dhe anëtar i ekipit që ndërtoi teknologjinë.

“Qëllimi i kompanisë është jo për të lansuar produktin e vet, por ne dëshirojmë që kjo të jetë e përfshirë në produkte të ndryshme, duke filluar nga orët, e deri tek pajisjet shtëpiake dhe veturat. Për ta bërë këtë, ne duhet ta bëjmë OEM-in (prodhues i pajisjeve origjinale) një kompani”, shtoi ai.

Zgjidhja e “Ultrahaptics” përdorë një algoritëm që e kontrollon më mirë shpërndarjen volumetrike të fushave akustike të forcës së rrezatimit.

Sipas Carter, këto janë vetëm fillimi. Pasi që pas katër ose pesë viteve, ai thotë se eksperimentet tredimensionale nëpër laboratorët haptikë do të integrohen në produktet e botës reale dhe më pas çdo njeri do të mund ta përjetojë atë çdo ditë, transmeton Lajmi.net.

Ajo çfarë e mahnitë më së shumti Carter-in janë mundësitë e “Ultrahaptics” për tu përdorur në realitetin virtual.

“Është një pajisje e ngjashme me teknikën tonë, ajo e Oculus Rift. Por me të ju mund vetëm të shihni dhe të dëgjoni, jo të prekni. Kështu që shpresa jonë vazhdon se shumë shpejtë një ditë do të mund t’i bashkojmë këto dhe realiteti virtual do të mund të preket, të shihet dhe të dëgjohet”, shtoi në fund Carter.

Kjo teknologji do të mund të përdorej për shembull për të kontrolluar një pajisje të thjeshtë siç është ora e mençur. Alarmi i orës do të fikej vetëm me një valëvitje të dorës në ajër, ku do të shfaqej më pas përpara jush në hapsirën e dhomës ora të cilën do të mund ta preknit dhe të vendosnit për tu dremitur edhe disa minuta më shumë.