S’do ta besoni sa kilogram ka humbur kjo vajzë pasi e poshtëruan në rrugë

Historia e mëposhtme është një histori suksesi. Një ngjarje që mund t’ju duket e tmerrshme, më vonë mund t’ju ndryshojë jetën.

Fun

13/07/2015 18:07

22 vjeçarja Emily Case, ka humbur jo pak, por plot 85 kg, pas një akti të shëmtuar që kryen disa djem teksa kalonin me makinë pranë saj.

trashesia 2Ata e thirrën ‘hej lopë’ dhe i hodhën një copë shishqebapi. Vajza që atë kohë peshonte 150 kg mori vendimin që të ndryshonte peshën e saj dhe ia doli të binte 9 masa dhe të ndryshonte plotësisht gardërobën e saj.

Emily rrëfen se mamaja e saj gatuante gjithnjë ushqime të shëndetshme, por ajo i shpenzonte të gjitha paratë për ëmbëlsira. Gjithmonë ka qenë shënjestër e talljeve për peshën e saj, por këtë herë gjërat ishin ndryshe.

trashesia 3Ajo iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale për të zvogëluar stomakun dhe tani është shumë e kujdesshme me dietën e saj. Ndihet më mirë me veten dhe i pëlqen të veshë rroba që i nxjerrin në pah trupin dhe format, e jo të fshihet pas bluzave e pantallonave të gjëra si më parë.

Këtë ndryshim rrënjësor në jetën e saj, Emily ia atribuon atyre djemve të pasjellshëm që e trajtuan aq keq dhe e poshtëruan në mënyrë të atillë.