Scott: Dialogu për Kosovën, lëvizje e shkëlqyer

Ambasadori amerikan në Serbi, Kyle Scott, tha sot se fillimi i dialogut të brendshëm për Kosovën është një lëvizje e shkëlqyer sepse sipas tij është e rëndësishme që të gjitha segmentet e shoqërisë të shprehin pikëpamjet e tyre mbi çështjet më të rëndësishme të vendit.

Lajme

13/09/2017 12:46

Sipas tij, është shumë e rëndësishme që presidenti serb Aleksandar Vuçiq njoftoi fillimin e një dialogu të brendshëm në të cilin shoqëria civile do të luajë një rol të rëndësishëm.

Një ditë më parë kreu i shtetit serb bëri me dije se në muajin tetor do të fillojë një fazë e re e dialogut të brendshëm për Kosovën./Klan Kosova