Saroviq: Serbia pret të lirohet Haradinaj dhe të ankohet për padrejtësi

Regjimi i Beogradit nuk do që Ramush Haradinaj të ekstradohet në Serbi, ka thënë zëvendëskryetari i Partisë Radikale në Serbi, Nemanja Saroviq.

Lajme

12/01/2017 13:50

 

Këto deklarata Saroviq i ka bërë pas lirimit me kusht të Haradinajt dhe lajmit se Serbia është duke pritur vendimin për ekstradimin e tij.

Ai ka thënë se qeveria serbe tashmë është duke pritur që Haradinaj të lirohet e pastaj të ankohet për padrejtësi, transmeton lajmi.net.

“Është e qartë se Serbia nuk ka kredibilitet. Përfaqësuesit e regjimit nuk dëshirojnë që Haradinaj të dorëzohet sepse kjo do të jetë bazë për presion të ri për Serbinë. Qëllimi i këtij regjimi është që të pres për Haradinajn të lirohet në mënyrë që të thonë se një gjë e tillë është e padrejtë por edhe për të përsëritur se Serbia do të vazhdojë të respektojë detyrimet e saj ndërkombëtare”, ka deklaruar Saroviq./Lajmi.net/