Samsung rivalizon me Oculus, sjell HMD Odyssey VR

Samsung HMD Odyssey VR është këtu dhe paketon ekran të dyfishtë 3,5-inch AMOLED , AKG kufje, dy kamera për ndërgjegjësimin hapësinor dhe dy kontrolluesit për lëvizje.

Auto & Tek

05/10/2017 16:59

HMD është ndërtuar për përvojën Mixed Reality AR të Microsoft dhe është këtu për të sfiduar pajisjet Asus dhe Lenovo për Mixed Reality.

Dy ekranet brenda Odyssey HMD janë në madhësi prej 3.5 inç dhe kanë rezolucion 1600x1440px dhe frekuencë 90 / 60Hz refresh.

Posedon poashtu akselerometër me 6 akse, xhiroskop, busull, një sensor afërsie dhe dy kamera në bord kështu që mund të endesh nëpër shtëpinë tënde pa u shqetësuar që do të futesh në një mur. Kufjet AKG të bashkëngjitura ofrojnë zë hapësinor 360 shkallësh.

Nëse nuk njihni realitetin e përzier të Microsoft-it, shikoni videon më poshtë.

Samsung Odyssey HMD do të bëhet i disponueshëm para fundit të vitit në SHBA, Kinë, Kore, Brazil dhe Hong Kong me një çmim prej 499 dollarë.

YouTube player