“Samsung” ndalon shitjen e “Galaxy Note 7” për një arsye të jashtëzakonshme

Kompania koreanojugore e prodhimeve elektronike “Samsung” njoftoi bllokimin e shitjes së telefonave celularë tip “Galaxy Note 7” pas verifikimit të disa rasteve të shoqëruara me shpërthimin e baterisë gjatë karikimit.

Auto & Tek

03/09/2016 08:37

“Klientët që kanë blerë këtë tip celulari mund ta ndryshojnë me një tjetër smartfon”, deklaroi presidenti i seksionit ”mobile” të “Samsung”-ut, Koh Dong-jin.

“Deri tani ka pasur 35 raste të shpërthimit të baterisë”, tha kompania.

Ky njoftim vjen dy javë pas fillimit të shitjes së “Galaxy Note 7”, që deri tani është blerë nga një milion persona.