Avioni nga Gjeneva nuk arrin të ulet në Aeroportin e Prishtinës, moti pengon aterimin
Aeroplani i nisur këtë pasdite nga Gjeneva për në Prishtinë ende nuk ka arritur të zbresë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” për shkak të motit në Kosovë. Sipas FlightRadar24, shihet se avioni ka bërë disa përpjekje për t’u ulur, por ende nuk ka arritur ta realizojë aterimin. Edhe nga Aeroporti kanë konfirmuar për…
Lajme
Aeroplani i nisur këtë pasdite nga Gjeneva për në Prishtinë ende nuk ka arritur të zbresë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” për shkak të motit në Kosovë.
Sipas FlightRadar24, shihet se avioni ka bërë disa përpjekje për t’u ulur, por ende nuk ka arritur ta realizojë aterimin.
Edhe nga Aeroporti kanë konfirmuar për Klankosova.tv, duke bërë me dije se brenda 10 minutash pritet të realizohet zbritja në pistë.
