Samsung lanson Galaxy K zoom me kamerë 20.7 mega-piksel

Samsung të martën lansoi variantin e shumë-pritur të kamerës Galaxy K zoom, në shfaqjen “Capture the Moment” në muzeun e Singaporit. Gjigandi i Koresë së Jugut nuk njoftoi për çmimin zyrtar të pajisjes, por dha disa detaje mbi veçoritë e saj.

Auto & Tek

30/04/2014 17:42

Samsung Galaxy K zoom është kamera e dytë e mençur e kompanisë, e para ishte Galaxy S4 Zoom. Galaxy K zoom përmbanë një sensor 20.7 mega-piksel BSI CMOS në pjesën e pasme të shoqëruar nga një blic ksenon dhe gjithashtu përmbanë një stabilizator optik të imazhit (OIS) për imazhe me dritë të ulët.

Kamera e pasme vjen me disa karakteristika të përpunuara dhe funksione të reja, duke përfshirë ndarjet AF/AE (Auto Fokus/ Auto Ndarja e Ekspozimit); mënyrën Pro Suggest që ofron 5 parametrat e optimizuar të filterit, dhe Selfie Alarm – që ju mundëson përdoruesve të marrin selfie në kohën e duhur.

Galaxy K zoom gjithashtu përmbanë edhe një kamerë para, që ka 2 mega-piksel.

Kur krahasohet me Galaxy S4 Zoom e cila kishte një ekran 4.3 inç qHD, Galaxy K zoom përmbanë një ekran 4.8 inç Super HD me rezulucion 720 x 1280 piksel.

Specifika të tjera përfshijnë një memorie interne RAM prej 2GB, një hapsirë për ruajtje të fotografive dhe videove prej 8GB dhe një mundësi të ruajtjes së të dhënave nga mikro-karta deri në 64GB. Veç tjerash, kamera ka një bateri 2430 mAh.

Galaxy K zoom do të jetë e gatshme në dy variante – LTE dhe 3G – ndërsa opsionet tjera të kamerës përfshijnë lidhje Wi-Fi, Bluetooth, Mikro-USB dhe NFC.