“Do të bëhet e qartë në bisedimet e ardhshme të BE-së për buxhetin dhe para zgjedhjeve të Parlamentit Evropian më 2019 nëse e gjitha është bërë e pakuptimtë”, tha ai.
Qeveria e re populiste në Romë i akuzon anëtarët e tjerë të Bashkimit Evropian për braktisjen e Italisë, e cila vazhdon të përballet me flukse migrantësh që bëjnë udhëtimin e rrezikshëm nga Afrika, përmes Detit Mesdhe, në Evropë.
“Nuk mund të pranojmë më as edhe një person. Përkundrazi, duam t’i largojmë disa”, tha Salvini.
Kancelarja gjermane Angela Merkel, që përballet me presion të brendshëm për shkak të migracionit, po kërkon marrëveshje për të dërguar migrantë në Itali dhe në vendet e tjera ku azilkërkuesit hyjnë fillimisht.