SAKK: Mësimdhënësit kosovar trajtohen si skllav

Sindikata për Arsim dhe Kulturës e Kosovës, ka reaguar për gjendjen e mësimdhënësve në Kosovë.

Lajme

28/02/2016 20:31

Sipas SAKK, mësimdhënësit po detyrohen të paraqiten në punë edhe në kushtet kur janë të sëmurë. Kjo sipas tyre, po ndodhë për shkak se punonjësit e arsimit mund ta humbin punën.

Më poshtë mund ta lexoni reagimin:

Gjendja shëndetësore skajshmërisht ë e rënduar e mësimdhënësve i detyron që të paraqiten në punë, përndryshe mbeten pa pagë. Kjo gjendje e rënduar ka prekë edhe një koleg tonin në shkollën “Gjon Buzuku” në Prizren. Vetëm të ndihmuar nga të tjerët ai mund të ofrohet deri në klasë e pastaj për të dalë nga klasa ndihmohet nga nxënësit përcjellës. Kjo i kalon të gjithë kufijtë e një sigurimi social e shëndetësor.

Puna e mësimdhënies është e shenjtë. Një mësues i mirë nuk mund të paguhet me arë. Ata ishin dhe janë garda më e fuqishme që mbrojti zhbërjen e qenies shqiptare ndër vite. Të pa përshkueshme janë veprimtaritë e mësimdhënësve kosovar sidomos ata që punuan në vitet 1990-1990. Dhe përkundër gjithë asaj sakrifice që dhamë, sot edhe më tutje nuk na njihet përvoja e punës të këtyre viteve ndër më të rëndat në historinë tonë kombëtare.

Kjo është e patolerueshme dhe ne reagojmë fuqishëm si Sindikatë e Arsimit që kalon çdo kufi të të drejtave të punëtorëve arsimor.

Nuk kemi prit një “shpërblim” të tillë.

Sindikata për Arsim dhe Kulturë e Kosovës

Kryetar: Ramadan Beqiri, PhD, c.