Sa shumë bëjnë ushtrime fizike europianët

Finlanda është vendi i Bashkimit Europian që mban vendin e parë për nga njerëzit që bëjën ushtrime.

Lifestyle

07/03/2017 01:19

Finlandezët ushtrojnë për orë të tra, të paktën për nga dy orë e gjysmë në javë, transmeton portali arbresh.info.

Islanda dhe Norvegjia që vazhdojnë të jenë në krye të sondazhit, bëjnë nivelin minimal të aktiviteteve fizike.

Në Bullgari 9.0% e njerëzve merren me ushtrime fizike, në Rumani 7.5%, ndërsa Turqia mbetet vendi më aktivitetin më të ulët fizik, me një përqindje prej 4.7.

Britania e Madhe qëndron në vendin e 10-të me 36.9%. Belgjika dhe Holanda nuk kanë marrë pjesë në anketim.

Edhe pse përqindja e kohës së shpenzuar për ushtrime ka lidhje me moshën, në Austri është gjetur se mosha e tretë, konkretisht pensionistët janë në mesin e europianëve më aktiv, pasi bëjnë deri në pesë orë ushtrime në javë.

Në tërë vendet e Europës  besohet se burrat bëjën ushtrime fizike më shumë se gratë, por kjo ka tendencë të rritjes.