Në platformën elektronike të GAP janë dhënë informata për secilin kryetar se sa premtime ka dhënë, sa i ka realizuar në këto tri vite e gjysmë mandat, sa premtime tjera janë kryer deri në gjysmë, sa kanë filluar dhe sa janë të pafilluara.
Na bazë të kësaj platforme, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti nga 35 premtimet që i ka dhënë në zgjedhjet e vitit 2013, i ka përmbushur 20 premtime, shkruan lajmi.net.
Kurse, kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila ka përmbushur 17 nga 32 premtimet e dhëna. Ndërkohë, bashkëpartiaku i saj, Agim Bahtiri, kryetari i Mitrovicë Jugore ka përmbushur 7 nga 17 premtimet e tij.
Në anën tjetër, kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja ka përmbushur 14 nga 29 premtimet e dhëna para zgjedhjeve lokale të vitit 2013.
Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri ka përmbushur vetëm 9 nga 23 premtimet, e bashkëpartiaku i tij nga Gjilani, Lufti Haziri i ka përmbushur pak më shumë premtimet, 12 nga 22 sa i pati dhënë para më shumë se tri vitesh.
Ndërkaq, krenari i Ferizajt, Muharrem Sfarqa ka përmbushur vetëm 9 nga 19 premtimet e dhëna. /Lajmi.net/
Për më shumë shihni fotot:
Rasim Selmanaj- Deçan
Salim Jonuzi – Dragash
Ramiz Lladrovci – Drenas
Muharrem Svarqa – Ferizaj
Burim Berisha – Fushë Kosovë
Mimoza Kusari – Gjakovë
Lutfi Haziri – Gjilan
Vladeta Kostiq – Graçanicë
Refki Suma – Hani i Elezit
Haki Rugova – Istog
Agron Kuçi – Junik
Besim Ilazi – Kaçanik
Begzad Sinani – Kamenicë
Sokol Bashota – Klinë
Imri Ahmeti – Lipjan
Ragip Begaj – Malishevë
Agim Bahtiri – Mitrovicë
Svetislav Ivanovic – Novobërdë
Xhafer gashi – Obiliq
Gazmend Muhaxheri – Pejë
Agim Veliu – Podujevë
Shpend Ahmeti – Prishtinë
Ramadan Muja – Prizren
Idriz Vehapi – Rahovec
Brastislav Nikolic – Shtërpcë
Naim Ismaili – Shtime
Sami Lushtaku – Skenderaj
Sali Asllani – Suharekë
Sokol Haliti – Viti
Bajram Mulaku – Vushtrri