Ruzhdi Jashari kandidat i VV-së në Shtime

Ruzhdi Jashari është kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për komunën e Shtimes, bënë të ditur kjo parti me anë të një postimi në faqen e tyre zyrtare.

Lajme

22/08/2017 18:54

”Aktivistët e Qendrës së Shtimes, nëpërmjet parimit një anëtar një votë e kanë zgjedhur z. Ruzhdi Jasharin kandidat për kryetar të Shtimes. E urojmë z. Jashari dhe aktivistët e Qendrës së Shtimes”, thuhet në postim.