Rusia rrit eksportin e drithërave me 62%, edhe falë Trumpit

Eksportet e Rusisë për grurë janë rritur me 54.3% për periudhën janar-shtator të vitit 2018, në krahasim me një vit më parë.

Bota

10/11/2018 22:50

Eksporti i drithërave ruse në total është rritur me 62%, që në vlerë monetare përkthehet në 6 miliardë dollarë.

Pas luftës tregtare që nisi presidenti Trump, edhe Meksika, fqinji jugor, nisi ta blejë grurin nga Rusia e jo më nga Amerika.

Ministria ruse e bujqësisë pret që eksportet të vazhdojnë të rriten dhe kanë bërë thirrje për më shumë prodhim.