Rusi, rrëzohet avioni me 62 pasagjerë

Një avion ajror rus që me të paktën 62 pasagjerë është rrëzuar, pak pasi është ngritur nga një aeroport të Moskës drejt Uraleve, raportojnë mediat ruse.

Bota

11/02/2018 13:51

Aeroplani Saratov Airlines An-148 ishte nisur për në qytetin e Orsk, kur është zhdukur nga radarët.

Një burim i shërbimeve të emergjencës i ka thënë agjencisë së lajmeve Interfax se aeroplani është rrëzuar dhe shanset për të mbijetuar janë thuajse zero.

Sipas të njëjtin burim në avion kanë qenë edhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit në bord./Top Channel