Rusi, pas naftës bie edhe çmimi i vodkës

Agjencia shtetërore që rregullon tregun e pijeve alkoolike ka deklaruar së në shkurt çmimi i pijeve do të zbresë në 16%. Nuk kursehet as vodka. 

Lajme

02/01/2015 21:39

Zhvlerësimi i rublës, pasi është ulur çmimi i naftës, redukton gjithashtu koston e pijes alkoolike simbol të Rusisë.

CNN raporton se Agjencia Shtetërore që rregullon tregun e alkoolit në shkurt do të njoftojë një rënie prej 16% për pijet super alkoolike.

Vendi paguan sanksionet e Perëndimit dhe kriza e naftës së papërpunuar ka vënë në qoshe Vladimir Putin.

Inflacioni është afër 10% dhe rubla ka rënë me 40%: kufijtë e manovrave ekonomike tkurren dhe lulëzon tregu i zi. Reagimi i parë mbi situatën dhe kontrabandën vjen nga vodka. Kreu i Kremlinit, i shqetësuar nga rritja e pijeve alkoolike, që i çoi konsumatorët të kalojnë në të tjera produkte jo të tatueshme dhe të rregulluara, i ka shtyrë të heqin çmimin.

Sipas vlerësimeve më të fundit, rreth një e treta e vodkës në Rusi është blerë në mënyrë të paligjshme. Kjo për shkak se çmimi i alkoolit, në krahasim me produktet e tjera është rritur më shpejt për shkak të rregullave të rrepta të qeverisë: në vitin 2013, sipas të dhënave nga Euromonitor International, vlera ekonomike e pijeve alkoolike u rrit me 15% dhe nga tërheqja u ul edhe konsumi.

Jo se kjo është domosdoshmërish një gjë e keqe, por duhet pasur parasysh se rreth 500.000 rusë vdesin çdo vit nga dëmet e shkaktuara nga alkooli.