Rusët ‘hyjnë’ në BQK

Kompania ruse “CMA Small System” me lidhjen e saj të fortë, zyrtaren e lartë të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), është duke u favorizuar në tenderin për marrjen në dorë të të sistemit RTGS, që ka të bëjë me të dhënat sekrete, ku jo cdo kush mund të ketë qasje. 

Lajme

20/08/2014 11:29

Kështu shkruan të mërkurën e përditshmja “Zëri”, duke u thirrur në burimet e veta brenda BQK-së.

“Çdo transfer, depozitë, dhe e dhënë financiare e Bankës Qendrore të Kosovës ka mundësi që të bie në duart e kompanisë ruse ‘CMA Small System’”, shkruan kjo gazetë.

Gazeta “Zëri” ka siguruar dokumente të cilat tregojnë se kjo kompani e cila tre vjet më parë kishe fituar tenderin për funksionalizimin e platformës për letra me vlerë në Bankën Qendrore të Kosovës (BQK), tash i është rikthyer BQK-së me lidhje shumë të forta brenda saj.

Kësaj here më një tender tjetër  i cili ka të bëjë me zëvendësimin e sistemit  të deritanishëm të “kliringut bankar” apo i njohur si ‘RTGS-real Time Gross Settlement’” – sistem për bankat qendrore që ka të bëjë me të dhënat sekrete ku jo çdo kush mund të ketë qasje.

Siç raporton Zëri” nënkonratkori i kompanisë ruse në Prishtinë “Asseco See”, e cila ka implemntuar tashmë disa  projekte në BQK, ka lidhje shumë të forta familjare me zyrtarë të lartë të BQK-së.

Menaxheri i “Asseco See” është bashkëshorti i Gjylfidane  Kadrijajt,  drejtoreshë e Sistemeve Ndërbankare të Pagesave në BQK.

Zyra e “Asseco See” në Prishtinë, nënkontraktor i kompanisë ruse, e pranon se ka lidhje familjare mes menaxherit të kompanisë dhe zyrtares së lartë të BQK-së, por hedh poshtë pretendimet se kjo lidhje ka ndikim në tender.