lajmi.net

Rruga për Europë

Një shtypje e sustës i dha fund 44 muajve punë. Presidentja Atifete Jahjaga dhe Kryeministri Hashim Thaçi përuruan Rrugën e Kombit. E quajtën Rrugë për Europë. Dhe paralajmëruan fillimin e një Autostrade të re - për në Shkup.

Lajme

26/11/2013 20:21

Një vit më parë, Kosova e orientonte veten kah Shqipëria me përurimin e një pjese të asaj që filloi të quhej “Rruga e Kombit”.

Një vit më vonë, kjo rrugë mori një orientim më të gjerë dhe Hashim Thaçi nuk nguroi ta quajë “rrugë europiane”.

Të ftohtit e së martës ia ka marrë shkëlqimin që pritej ceremonisë së përurimit të projektit më të madh infrastrukturor në Kosovën e pasluftës, pasi që Autostrada “Ibrahim Rugova” u përurua në shpejtësi.

\"Foto:

Presidentja Atifete Jahjaga, Kryeministri Hashim Thaçi dhe të tjerë kanë dalë në podium për t’i ndezur dritat e autostradës, me pak sekonda në sfond me këngën simbol të PDK’së “The Final Countdown”, e cila me pas i la vendin këngës simbol të bashkimit kombëtar “Xhamadani Vija-Vija”.

\"Foto:

Shtypja e sustës nga ta i dha fund 44 muajve punë nga konsorciumi amerikano- turk “Bechtel- Enka” në nëntë seksione të autostradës.

“Vullneti i pamposhtur dhe bashkimi i forcave tona tregon se jemi të aftë t’i kryejmë punët e mëdha”, ka thënë Presidentja Atifete Jahjaga në ceremoninë e përurimit.

“Autostrada është mjet komunikimi që bashkon njerëzit, bashkon popujt dhe na lidh me Europën”.

“Kjo autostradë moderne është simbol i përkushtimit, i vullnetit, suksesit dhe integrimit tonë”.

“Ta gëzojmë Rrugën e Kombit”, tha Presidentja Jahjaga.

\"Foto:

Ndërsa Kryeministri Hashim Thaçi ka thënë se realizimi i këtij projekti është sikur realizim i një ëndrre.

“Kjo ditë nëntori është e shënuar për Kosovën. Po e inaugurojmë rrugën europiane për Kosovën, që dikur ishte ëndërr”.

“Kosova është vend i bekuar nga Zoti për natyrën, bukurinë por edhe pozicionin që ka në rajon”.

“Autostrada lidh Kosovën me Shqipërinë por edhe lidh qytetet e Kosovës”.

“Kjo autostradë lidh një rajon të tërë. Kjo autostradë është pjesë e një rruge të nisur në Prizren 135 vjet më parë\”, ka thënë Kryeministri Thaçi, duke iu referuar Lidhjes së Prizrenit.

“Ky është projekti më i madh dhe më i shtrenjtë që është ndërmarrë në Kosovë, dhe presioni ishte i madh, por këmbëngulja jonë ishte më e madhe”.

“Sot unë jam krenar që po përurojmë një projekt të realizuar para afatit”.

“Ky projekt infrastrukturor do të përkthehet në nxitje të tregtisë, bujqësisë e turizmit”, ka thënë Kryeministri Hashim Thaçi në ceremoninë e përurimit të autostradës.

\"Foto:

Kamionët dhe punëtorët e kompanisë ndërtuese do të kenë rast të s’lodhen pak. Ata i pret një punë e re, pas pak kohësh. E kjo kohë, në bazë të asaj që e paralajmëroi Kryeministri Thaçi, nuk është e largët.

“Do të rishihemi së shpejti në fillimin e autostradës Prishtinë- Ferizaj- Kaçanik- Hani i Elezit, në drejtim të Shkupit”, tha Thaçi.

Rruga për Europë

Një shtypje e sustës i dha fund 44 muajve punë. Presidentja Atifete Jahjaga dhe Kryeministri Hashim Thaçi përuruan Rrugën e Kombit. E quajtën Rrugë për Europë. Dhe paralajmëruan fillimin e një Autostrade të re - për në Shkup.

Lajme

26/11/2013 16:30

Një vit më parë, Kosova e orientonte veten kah Shqipëria me përurimin e një pjese të asaj që filloi të quhej “Rruga e Kombit”.

Një vit më vonë, kjo rrugë mori një orientim më të gjerë dhe Hashim Thaçi nuk nguroi ta quajë “rrugë europiane”.

Të ftohtit e së martës ia ka marrë shkëlqimin që pritej ceremonisë së përurimit të projektit më të madh infrastrukturor në Kosovën e pasluftës, pasi që Autostrada “Ibrahim Rugova” u përurua në shpejtësi.

Foto: Petrit Rrahmani | lajmi.net

Presidentja Atifete Jahjaga, Kryeministri Hashim Thaçi dhe të tjerë kanë dalë në podium për t’i ndezur dritat e autostradës, me pak sekonda në sfond me këngën simbol të PDK’së “The Final Countdown”, e cila me pas i la vendin këngës simbol të bashkimit kombëtar “Xhamadani Vija-Vija”.

Foto: Petrit Rrahmani | lajmi.net

Shtypja e sustës nga ta i dha fund 44 muajve punë nga konsorciumi amerikano- turk “Bechtel- Enka” në nëntë seksione të autostradës.

“Vullneti i pamposhtur dhe bashkimi i forcave tona tregon se jemi të aftë t’i kryejmë punët e mëdha”, ka thënë Presidentja Atifete Jahjaga në ceremoninë e përurimit.

“Autostrada është mjet komunikimi që bashkon njerëzit, bashkon popujt dhe na lidh me Europën”.

“Kjo autostradë moderne është simbol i përkushtimit, i vullnetit, suksesit dhe integrimit tonë”.

“Ta gëzojmë Rrugën e Kombit”, tha Presidentja Jahjaga.

Foto: Petrit Rrahmani | lajmi.net

Ndërsa Kryeministri Hashim Thaçi ka thënë se realizimi i këtij projekti është sikur realizim i një ëndrre.

“Kjo ditë nëntori është e shënuar për Kosovën. Po e inaugurojmë rrugën europiane për Kosovën, që dikur ishte ëndërr”.

“Kosova është vend i bekuar nga Zoti për natyrën, bukurinë por edhe pozicionin që ka në rajon”.

“Autostrada lidh Kosovën me Shqipërinë por edhe lidh qytetet e Kosovës”.

“Kjo autostradë lidh një rajon të tërë. Kjo autostradë është pjesë e një rruge të nisur në Prizren 135 vjet më parë”, ka thënë Kryeministri Thaçi, duke iu referuar Lidhjes së Prizrenit.

LM